Së shpejti pritet të nisë zbatimi i projektit për ndërtimin e Lungomares në plazhin e Durrësit, e cili parashikohet të ketë një impakt të lartë ekonomik.

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar një takim me projektuesit e Lungomares, për t'u njohur më nga afër me detajet. Sipas kryeministrit me këtë projekt do të rritet ndjeshëm vlera e banesave dhe hoteleve në këtë zonë si dhe numri i turistëve.

Lungomare në Durrës nis nga Ura e Dajlanit deri në zonën e Konvaleshencës. Vija bregdetare që do të prekë projekti është afro 3 km e gjatë, ku është edhe brezi i gjerë i rërës.

Projekti pritet të përfundojë brenda këtij mandati qeverisës.