vizat turizmi, euronewsalbania

vizat turizmi, euronewsalbania

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, deklaroi se qeveria shqiptare miratoi liberalizimin e sistemit të vizave turistike për 8 vende, me qëllim shtimin e turistëve potencialë.

Ministrja Kumbaro se kjo masë do të jetë e vlefshme nga 1 maji deri më 31 dhjetor, duke reflektuar kështu kërkesat nga turoperatorët dhe sektori i biznesit.

Përmes një njoftimi zyrtar, ministrja tha se do të shtrohet për diskutim lehtësimi i procedurave që lidhen me “Covid green pass” për turistët, duke pritur që Komiteti i Ekspertëve ta marrë në konsideratë në përputhje me ecurinë e gjendjes pandemike dhe vaksinimit, për çlirimin e masave që ndihmojnë turizmin. (Irma)