digjitalizimi, foto fb zyrtar kryeministri

digjitalizimi, foto fb zyrtar kryeministri

Kryeministri Edi Rama njoftoi se Shqipëria tashmë renditet në vendin e 17-të për shërbimet digjitale, nga e 33-a që rezultoten më parë.

Përmes publikimit të shifrave të dala nga raporti i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, kryeministri Rama tha se Shqipëria del e para në rajon.

Po ashtu, shefi i qeverisë shqiptare njoftoi se më 30 prill do të mbyllen sportelet e shërbimeve me dokumente.

Ai theksoi se në këtë mënyrë luftohet korrupsioni dhe u jepet fund radhëve e zvarritjeve për marrjen e një dokumenti shtetëror. (Irma)