Negociatat - Pisonero RTSH

Negociatat - Pisonero RTSH

Bashkimi Evropian nuk e konsideron aktualisht mundësinë e ndarjes së Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e nisjes së negociatave, nëse Sofja zyrtare vendos veton e saj ndaj Shkupit.

E pyetur nga gazetarët, zëdhënësja e Brukselit, Ana Pisonero, ka deklaruar se pozicioni i Komisionit Europian është i qartë. “Të dyja shtetet, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kushtet për fillimin zyrtar të negociatave të anëtarësimit. Ne presim që konferencat e para ndërqeveritare me të dyja shtetet, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të mbahen sa më shpejt të jetë e mundur”, -tha Pisonero.

Për hapjen e negociatave duhet një vendimmarrje unanime e të gjitha shteteve anëtare të BE-së. Ata shpresojmë që Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të arrijnë një marrëveshje për çështjet dypalëshe që janë pezull, por Sofja është skeptike nëse mund të heqë veton deri në qershor, bën të ditur “RTSH”.

Rumania e Gjermania janë deklaruar publikisht kundër ndarjes së vendimmarrjes mes Tiranës e Shkupit edhe nëse bullgarët vijojnë të mbajnë në fuqi veton.