autizmi google

autizmi google

1 në 50 fëmijë në Shqipëri lind me çrregullime të spektrit autik. Për mjekët, rritja me shpejtësi e numrit të fëmijëve me autizëm duhet të shoqërohet me ofrimin e shërbimeve pranë vendbanimeve të fëmijëve, bën të ditur “A2 CNN”.

Pandemia e koronavirusit ishte e vështirë për të gjithë, por për prindërit e fëmijëve më autizëm u bë sfilitëse. Pamundësia për të ndjekur terapitë, në shumë raste vështirësoi gjendjen e tyre.

Tashmë që situata nga përhapja e koronavirusit ka ndryshuar, ekspertët theksojnë nevojën për gjetjen e zgjidhjeve, në mënyrë që shërbimi ndaj këtyre fëmijëve të mos mungojë edhe në kohë të vështira. Ariel Çomo, drejtor i Qendrës Rajonale të Autizimit, thotë se shërbimet ndaj fëmijëve me autizëm duhet të jenë prioritet i politikave të qeverisë dhe shoqërisë.

Rritja e shpejtë e fëmijëve me autizëm është kthyer në shqetësim global. Zyrtarisht në Shqipëri, rreth 850 fëmijë trajtohen me pagesë invaliditeti në masën e 10 mijë lekëve të rinj.

Autizimi është një çrregullim i zhvillimit të fëmijës. Zakonisht shfaqet në tre vitet e para të jetës, duke shkaktuar keqfunksionime të sjelljes dhe të të folurit.