ministria e financave, lapsial

ministria e financave, lapsial

Bashkitë në Shqipëri kanë rritur ndjeshëm të ardhurat nga bizneset dhe qytetarët.

Sipas të dhënave zyrtare të Ministrisë së Financave, vetëm në 3 muajt e parë të vitit 61 bashkitë në vend kanë arkëtuar 7.7 miliardë lekë apo 64 milionë euro.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë janë mbledhur rreth 2.8 miliardë lekë, ose afro 23 milionë euro më shumë.

Përgjatë periudhës janar-mars 2022, pushteti vendor ka mundur të mbledhë më shumë nga taksa e pasurisë në raport me vitin e kaluar. Ndikimin më të madh e kanë dhënë taksat lokale.

Arsyet e rritjes së të ardhurave janë rikthimi i jetës ekonomike si në periudhën e para krizës, heqja e kufizimeve të pandemisë dhe rikthimi i institucioneve vendore në funksion të plotë.