studentet, intv
Shqipëria zë vendin e parë në rajonin e Ballkanit për studentët që largohen, deklaroi Ilir Gëdeshi, ekspert i Qendrës së Studimeve Ekonomike dhe Sociale për “Euronews Albania”.
Sipas tij, është kryesisht cilësia e ulët e arsimit që i shtyn studentë shqiptarë të largohen. Gëdeshi tha se kjo është diçka e mirë nëse bëhet fjalë për rritjen e kapacitetit dhe cilësisë në arsim, sepse studentët që largohen shkojnë në universitete më të mira.
Por, sipas tij, studimet tregojnë se 93% e tyre nuk dëshirojnë të kthehen.
Një tjetër arsye largimi, sipas ekspertit, është dhe tregu më i gjerë i punës që i pret në Evropë. Vendi evropian që lakmohet më shumë nga studentët së fundi është Gjermania.