klsh, scantv

klsh, scantv

Kontrolli i Lartë i Shtetit në Shqipëri ka konstatuar se institucionet shtetërore kanë shkaktuar 616 milionë euro dëm ekonomik në vitin 2021.

Sipas tij së pari, janë të ardhurat e munguara në Buxhet për keqadminsitrim të institucionit, 458 milionë euro. Pjesa tjetër është dëmi i drejtpërdrejtë ekonomik, 158 milionë euro.

Për të zbuluar këto shkelje, KLSH ka kontrolluar 205 institucione publike.

Abuzimet më të mëdha janë parë në evazionin tatimor, në fushën e investimeve dhe të ardhurat doganore. Dëm ekonomik, zyrtarët kanë shkaktuar edhe në ndarjen e pagave të administratës, në tendera dhe administrimin e pronës shtetërore.

Për veprimet e paligjshme, KLSH ka bërë 14 kallëzime penale, në dosjet e të cilave padit 62 zyrtarë.

Një situatë e ngjashme e keqmenaxhimit të fondeve publike u vu re edhe në vitin 2020, ku dëmi ekomomik ishte 712 milionë euro.