teci vlores, rtsh

teci vlores, rtsh

Shqipëria pritet të sigurojë 15% të konsumit të energjisë elektrike përmes dy anijeve që do të mbërrijnë në zonë e Triportit në Vlorë javët e ardhshme.

Në një intervistë për “RTSH”-në, drejtori i Zhvillimit të Energjisë dhe Industrisë, Enea Karakaçi, deklaroi se prodhimi i energjisë përmes anijeve do të nisë nga fundi i verës.

Ai theksoi se kjo është zgjidhje e përkohshme dhe emergjente në kushtet e një krize energjetike botërore.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, TEC-et lundruese të prodhimit të energjisë që do të ankorohen në Vlorë janë në përputhje me kërkesat ligjore për mbajtjen pastër të mjedisit.

Kapaciteti i anijeve është 114 megawat në orë dhe do të ketë çmime konkurruese sa i përket edhe tregut aktual të bursës.

Qiraja ditore për asetin gjenerues është 63 mijë dollarë dhe vlera ditore e operimit dhe mirëmbajtjes së asetit është 31.500 dollarë.