brataj, a2

brataj, a2

Drejtori i Urgjencës Kombëtare në Shqipëri, Skënder Brataj, deklaroi se pavarësisht qetësimit të situatës, pandemisë Covid-19 ende s’ka mbaruar.

“Varianti BA.2 i Omikron ka kapur gati 94% të Evropës. Përhapja është shumë herë më e madhe, por virulenca është shumë herë më e lehtë. Kjo është pjesë e rrjedhjes fiziologjike të pandemive, të njëjtën rrugë po ndjek edhe pandemia”, -tha Brataj gjatë një interviste për “A2”.

“Realiteti mund të jetë ndryshe sa i përket numrit të të infektuarve. 93-95% e të infektuarve nuk shfaqin simptoma. Infeksioni mund të jetë më i madh, por tani kemi një imunizim natyral dhe artificial shumë më të lartë se dy vite më parë. Por, gjithsesi, ka ende pacientë që paraqiten në spital me forma të rënda. Ka formë të rënda, edhe pse më të vogla, të këtij virusi”, -tha Brataj. (Irma)