Foto:fb zyrtar ministrja e turizmit
Shqipëria u prezantua në Londër në kuadër të promovimit të Destinacioneve të Turizmit të Qëndrueshëm.
Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, njoftoi përmes një postimi zyrtar se Shqipëria ishte në qendër të platformës së dedikuar të udhëtimeve “New Deal Europe” dhe forumeve me pjesëmarrjen e operatorëve turistikë britanikë, amerikanë dhe evropianë, së bashku me kompanitë turistike nga Ballkani.
Ministrja Kumbaro theksoi se prezantimet synonin jo vetëm bashkëpunimet me tregun shqiptar, por shfaqjen e shembujve të suksesit, si Gjirokastra, që tashmë është kthyer në një destinacion unik, i promovuar nga “New Deal Europe”. (Irma)