Foto: fb zyrtar ministrja krifca

Foto: fb zyrtar ministrja krifca

Qeveria shqiptare po punon mbi një plan promovimi për produktet bujqësore në mënyrë që të zgjerojë hartën e eksporteve "Made in Albania" drejt vendeve të Lindjes së Mesme dhe Afrikës.

Kjo u bë e ditur nga kryeministri Edi Rama gjatë një vizite në një panair bujqësor.

Rama foli për nevojën e krijimit të “Katalogëve me produktet shqiptare".

Ai tha se këta katalogë do të shoqërohen me një plan për t’i shtrirë në disa tregje që janë interesante, si në Lindjen e Mesme dhe Afrikë.