Foto: Monitor

Foto: Monitor

Banka e Shqipërisë vlerëson se agrobiznesi dhe turizmi janë dy nga sektorët me më shumë potencial në zhvillimin e ekonomisë shqiptare.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, u kërkoi bankave të nivelit të dytë të rrisin financimin e agrobiznesit dhe turizmit, si dy fusha me potencial të lartë në zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë shqiptare.

''Do të vazhdoj të inkurajoj industrinë bankare për një angazhim më të madh, por të kujdesshëm, te sektorët potencialë të vendit“, -tha Sejko, gjatë ceremonisë së nënshkrimit të marrëveshjes së huasë 180 milionë euro nga BERZH-i për mbështetjen e agrobiznesit dhe turizmit.

Nga viti 2016, kur nisi ky program financimi nga BERZH-i, kanë përfituar kredi më shumë se 6100 ndërmarrje të vogla e të mesme në fushën e agrobiznesit.