Foto: fb zyrtar ministrja e shendetesise

Foto: fb zyrtar ministrja e shendetesise

Qendra Kombëtare e Transfuzionit të Gjakut në Shqipëri do të rehabilitohet plotësisht. Ky është investimi i parë i plotë pas më shumë se 40 vitesh.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, deklaroi përmes një njoftimi zyrtar, se nëpërmjet sistemit të ri, bankat e gjakut në të gjithë vendin do të menaxhojnë më shpejt dhe më mirë etapat e administrimit të gjakut dhe nënprodukteve të tij.

Projekti për rehabilitimin e Qendrës se Transuzionit të Gjakut kap vlerën e rreth 1.5 milionë dollarë.

Kjo godinë ka një sipërfaqë rreth 3000 m2 dhe projekti i ri parashikon të ketë karakteristikat e një godine tepër moderne me kushte të standardeve evropiane.