Foto: rtsh

Foto: rtsh

Për herë të parë qeveria shqiptare do të aplikojë një skemë pilot që synon tërheqjen e fermerëve të rinj në biznesin bujqësor dhe rural, njofton “Scan TV”.

Synimi është rinovimi i gjeneratës së fermerëve në sektorin e bujqësisë.

Në dokument është parashikuar që përfitues të jenë fermerë të rinj meshkuj dhe femra (deri në 40 vjeç), drejtues të fermës me trajnime apo aftësi të përshtatshme.

75% e mbështetjes do të jepet menjëherë pas miratimit dhe kontraktimit të planit të biznesit, dhe pjesa tjetër prej 25% në përfundim të zbatimit të planit të biznesit, por jo më vonë se 3 vjet nga momenti i nënshkrimit të kontratës.

Numri i fermerëve të rinj të mbështetur me grante për start-up-e parashikohet të arrijë në 800 deri në vitin 2027.

Deri në vitin 2024 për këtë qëllim është parashikuar të vendoset në dispozicion një fond prej 1 milionë euro.