Foto: VCG

Foto: VCG

Operatorët e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike të Sllovenisë dhe Serbisë firmosën këtë javë për të krijuar shkëmbimin e parë rajonal të energjisë për Evropën Qendrore dhe Juglindore, njofton “RTSH”.

Shkëmbimi i sapoformuar i energjisë do të ofrojë shërbime të harmonizuara të tregtimit të energjisë, me ambicien për të zgjeruar biznesin dhe shërbimet në vendet e tjera në rajonin e Evropës Qendrore dhe Juglindore.

"Kjo arritje e jashtëzakonshme do të nxisë zhvillimin rajonal të tregut të energjisë elektrike dhe do të sigurojë një model të rregullt dhe të qëndrueshëm për vendet e tjera të rajonit, për t'u bashkuar me këtë infrastrukturë të avancuar të biznesit", -u shpreh Jelena Matejić, menaxherja e përgjithshme.

Edhe Shqipëria po tenton të jetë pjesë e rrjetit rajonal të energjisë. Në vjeshtën e vitit 2021 nga Operatori i Pavarur i Transmetimit të Energjisë Elektrike të Greqisë (APTO) dhe Operatori i Sistemit të Transmetimit të Shqipërisë (OST) u diskutua për zbatimin e një linjë e re e energjisë elektrike midis Greqisë dhe Shqipërisë, me krijimin e një linje ajrore të transmetimit të tensionit të lartë (400 Kilovolt).

Një grup pune midis Greqisë, Bullgarisë dhe Turqisë po shqyrton skenarë të ndryshëm për rritjen e kapaciteteve midis sistemeve të tyre të energjisë elektrike.

Dy projekte të reja, një linjë 400 kV Greqi-Turqi dhe një linjë të re 400 kV Bullgari-Turqi janë propozuar tashmë.