Foto:kultplus
Ambasada e Shqipërisë në SHBA njoftoi se të shtunën në New York, në një prej lagjeve me përqendrimin më të madh të komunitetit shqiptaro-amerikan, Bronx, u emërtua me emrin “Fan Noli”.
“Një nderim i jashtëzakonshëm për Fan Nolin, një prej figurave më të larta kombëtare dhe veçanërisht i diasporës shqiptare. Një ndër personalitetet më të shquara të kombit, kontribues në të gjitha segmentet e jetës kombëtare, politike, diplomatike, krijuese e fetare. Gjithë jeta dhe vepra e tij multidimensionale janë themele të forta të letrave, kulturës, diplomacisë dhe historisë sonë kombëtare”, -theksohet në njoftimin e Ambasadës së Shqipërisë.
Ambasadorja shqiptare, Floreta Luli Faber, gjatë fjalës së saj tha se ceremonia për t’i dhënë një prej rrugëve emrin e tij, organizohet në 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipëisë dhe SHBA, për të cilën Noli kontribuoi shumë.