Foto: balkanweb

Foto: balkanweb

Pas përfundimit të 61 shtëpive të para të cilat u rindërtuan aty ku u shembën, tashmë edhe rindërtimi në lagjen e re me 74 banesa ka hyrë në fazën e fundit.

350 banorë të Njësisë Administrative Ndroq në Bashkinë Tiranë, të cilët mbetën të pastrehë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019, do të sistemohen në një lagje të re, të urbanizuar, me shtëpi të reja, shkruan “Balkanweb”.

Shumë shpejt një bllok tërësisht i ri banimi me 74 banesa individuale do të jetë gati për banorët e kësaj zone.

Blloku i ri i banimit me banesa individuale do të ketë dhe të gjithë infrastrukturën e nevojshme, si sistem ndriçimi, asfaltim, trotuare, rrjet kanalizimesh për ujërat e bardha dhe të zeza etj.

Bashkia e Tiranës po vijon punimet dhe për lagjet e reja me pallate në zonën e Kombinatit dhe tek “5 Maji”, ku do të strehohen familjet e prekura nga tërmeti dhe ato nga projekti i rindërtimit. (Irma)