Foto: ATSH

Foto: ATSH

Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës priti në muajt e parë të vitit rreth 5 mijë vizitorë vendas e të huaj.

Drejtori i Muzeut Historik dhe Etnografik Krujë, Mehdi Hafizi, deklaroi për “ATSH” se në muajt janar-mars muzeu pati një numër të lartë vizitorësh, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në tre muajt e parë dy muzetë u vizituan nga 5 mijë vizitorë nga 3400 që ishin në 2021-shin.

Sipas tij, Kruja ka një turizëm gjithëvjetor, pasi është e favorizuar nga vlerat që mbart, por edhe nga vendndodhja.

Hafizi tha se gjatë kësaj periudhe është shënuar një rritje e numrit të turistëve spanjollë, e cila ka ndikuar dhe nga shtimi i fluturimeve direkte drejt Barcelonës dhe Madridit.

Sipas tij, aktualisht Muzeu Etnografik i është nënshtruar rikonstruksionit dhe do të jetë gati në tetor për të pritur turistët. (Irma)