Foto: ATSH

Foto: ATSH

Instituti i Statistikave (INSTAT) raportoi se në dymujorin e këtij viti eksportet e mallrave shqiptare drejt Kinës arritën vlerën 1.8 miliardë lekë nga 14 miliardë lekë të së njëjtës periudhë të 2021-shit, citon “ATSH”.

Sipas INSTAT, importet e mallrave arritën vlerën 9.4 miliardë lekë. Në të njëjtën periudhë të 2021-shit u importuan 9.1 miliardë lekë mallra. Në janar-shkurt, volumi i importit të mallrave nga Kina u rrit me 3.8%.

Shqipëria importon nga Kina kryesisht makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi vlera e të cilave gjatë këtij dymujori llogaritet 4.8 miliardë lekë.

Po ashtu importohen tekstile dhe këpucë, me vlerë gati 1.5 miliardë lekë, produkte kimike e plastike me vlerën mbi 921 milionë lekë dhe materiale ndërtimi e metale me vlerë 970 milionë lekë.