greqia, vaksinimi, kathimerini

greqia, vaksinimi, kathimerini

Autoritetet greke vendosën të heqin dorë nga vaksinimi i detyrueshëm anti-Covid, pasi presioni ndaj spitaleve është lehtësuar.

Në një amendament të dorëzuar nga Ministria e Shëndetësisë, thuhet se pezullohet detyrimi i vaksinimit për personat mbi 60 vjeç, citon “Kathimerini”.

Ministri grek i Shëndetësisë Thanos Plevris tha se gjobat po pezullohen pasi masa specifike ishte vendosur në një kohë kur kjo kategori personash po rëndonin sistemin kombëtar të shëndetësisë.

Plevris tha se ministria po shqyrton mënyra për të motivuar njerëzit mbi 60 vjeç që të vaksinohen. Ai theksoi se të gjitha masat e shfuqizuara për të frenuar përhapjen e koronavirusit do të rishikohen në kohën e duhur. (Irma)