manastirliu, atsh

manastirliu, atsh

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi se në këto kohë të krizave globale qeveria shqiptare është treguar e palëkundur për të mbajtur të gjitha zotimet e premtuara para qytetarëve.

Manastirliu tha nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë se 576 mijë qytetarë do të mbështeten nga paketa e rezistencës sociale, teksa theksoi se kjo paketë mbështet grupet më vulnerabël, raporton “ATSH”.

Ministrja e Shëndetësisë u shpreh se me buxhetin e 2022 paketa e Ndihmës Ekonomike është trefishuar për fëmijët pa kujdes prindëror, është dyfishuar për familjet me mbi 3 fëmijët dhe rritur me 10% për të gjithë familjet përfituese të kësaj skeme.

Manastirliu tha se pavarësisht pandemisë Covid-19 me të cilën sistemi shëndetësor u përball, profesionistët e shëndetit u mbështetën me rritje pagash +40%, gjë që do të vijojë edhe me 6% nga muaji korrik i këtij viti. (Irma)