veliaj, bicikletat, foto fb zyrtar kryebashkiaku

veliaj, bicikletat, foto fb zyrtar kryebashkiaku

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, vizitoi një pike biçikletash në Tiranë, nga ku theksoi se është trefishuar numri i biçikletave që janë shitur, apo zhdoganuar. Ai e cilësoi një lajm shumë të mirë, pasi po përqafohet një mundësi për jetesë të shëndetshme dhe kujdes për mjedisin, duke përdorur më pak makinën.

Kryebashkiaku Veliaj tha se do të vijohet të plotësohet ajo që quhet “rrjeti minimal i biçikletave”, për të cilën po bashkëpunohet me agjencitë gjermane të specializuara të zhvillimit urban “GIZ” dhe “KFW”.

Veliaj tha se kryeqyteti shqiptar i kushton një rëndësi të veçantë përdoruesve të biçikletave dhe kjo tregohet edhe me korsitë e shtuara. Madje, ai premtoi shtimin edhe më shumë të tyre.

Sipas Veliajt, edhe shoferët e makinave janë ndërgjegjësuar dhe i respektojnë çiklistët e qytetit. (Irma)