mazi, atsh

mazi, atsh

Kryenegociatori i Shqipërisë me Bashkimin Evropian, Zef Mazi deklaroi se vendi i ka përmbushur të gjitha kërkesat për të filluar bisedimet e anëtarësimit.

Mazi theksoi në Këshillin Kombëtar për Integrimin Evropian (KKIE) se çështja është se cila do të jetë rruga më efektive për të bërë që BE të marrë vendimin dhe për të ecur përpara, përcjell “ATSH”.

“Dëshiroj të besoj, në këto kohë të vështira, se është thelbësore që ne të përthithemi në kampin e BE-së vërtet shpejt. Dua shumë të shpresoj se peshorja do të anojë nga ana e asaj që është e drejtë për t’u bërë, drejtësi ndaj nesh dhe ndaj premtimeve të BE-së. Unioni duhet të ishte i qartë për këtë tashmë. BE është një shoqëri ku merita individuale dhe vetëm merita individuale është kriteri për avancim dhe anëtarësim”, theksoi Mazi. (Irma)