intenreti, a2

intenreti, a2

Shqiptarët po përdorin internet gjithnjë e më shumë. Nga viti në vit, numri i atyre që shkëmbejnë të dhëna në celularë ka ardhur duke u rritur, duke kapur shifrën e 2.1 milionë vitin e shkuar, njofton “A2CNN”.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare, gjatë vitit 2021 u shpenzuan 112 milionë gigabajt internet. Kjo është një shifër gati dyfish më e lartë e krahasuar me periudhën e para pandemisë në Shqipëri.

Sasia e gigabajtëve më shumë përdoret për të komunikuar dhe parë programe të ndryshme se sa për kryerjen e shërbimeve me anë të internetit.