manastirliu, foto fb zyrtar ministrja e shendetesise

manastirliu, foto fb zyrtar ministrja e shendetesise

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se një nënvariant i Omicron BA.2 është duke qarkulluar kryesisht vendet evropiane, ndërsa bëri thirrje për rritje të vaksinimit.

"Aktualisht në Shqipëri nuk ka ende raste të konfirmuara, por jemi duke vlerësuar mostrat të cilat vijnë në ISHP, për t’i çuar në laboratorët e referencës", -tha Manastirliu.

Duke shprehur garancinë për sigurimin në vazhdimësi të vaksinave anti-Covid falas për qytetarët, ministrja Manastirliu apeloi për vaksinimin pranë qendrave shëndetësore.

Në Shqipëri deri tani kanë kanë mbërritur mbi 3.1 milionë doza vaksine dhe janë kryer 2.758.613 doza.

Mbulesa vaksinale me dozë të parë për popullatën target (+16 vjeç) në Shqipëri është rreth 55%.

Brenda këtij viti pritet të mbërrijnë 1 milion doza të vaksinës “Pfizer” si dhe do të vijojë furnizimi me vaksina edhe përmes instrumentit COVAX.