shqiperi spanje, atsh
Ka përfunduar me rezultatin 2-1 miqësorja Spanjë – Shqipëri që u zhvillua në “RCDE Stadium” të shtunën, njofton “ATSH”.
Golat u shënuan nga Ferran Torres 75’, Dani Olmo 90’ dhe për Shqipërinë Myrto Uzuni 85’.
Pavarësisht rezultatit, vlen për t’u theksuar fakti se Shqipëria zhvilloi një ndeshje të mirë ndaj Spanjës, një kundërshtari relativisht të fortë.
Të martën, kombëtarja shqiptare e futbollit do të zhvillojë edhe sfidën e dytë miqësore të këtij muaji ndaj Gjeorgjisë, në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, në orën 18:00.