Krifca, foto fb zyrtar ministrja

Krifca, foto fb zyrtar ministrja

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca ka kërkuar intensifikimin e kontrolleve në fermat e prodhimit dhe në subjekte tregtimi ushqimor për të rritur sigurinë ushqimore në vend.

Pas situatës së krijuar nga gripi i shpendëve, ministria ka dhënë urdhrin për marrjen e masave kufizuese për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes së influencës aviare në shpendë.

Në të gjithë vendin janë marrë masat për ndalimin e tregtimit të shpendëve të gjallë në mjediset e hapura.

Sipas kontrolleve më të fundit në vend nuk janë shfaqur raste të reja të gripit të shpendëve.

Javën e kaluar në Shqipëri u azgjesuan të paktën 500 mijë shpendë që u konstatuan të sëmura.