karburantet, tvboin

karburantet, tvboin

Çmimet e karburanteve në Shqipëri u rritën sërish të shtunën pas vendimit të fundit të Bordit të Transparencës.

Çmimi i ri i naftës me pakicë është 245 lekë/litër nga 233 lekë që ishte më parë. Për benzinën, çmimi pakicës është 218 lekë, njësoj me vendimin e fundit, pasi benzina është më e lirë në bursa.

Rritje të ndjeshme ka shënuar çmimi i gazit. Ai po tregëtohet me 110 lekë për litër, një nivel rekord ky, nga 93 lekë që ishte në rishikimin e fundit. Rritja e çmimeve të karburanteve duket se ka sjellë uljen e qarkullimit të automjeteve.

Sipas INSTAT, në Shqipëri 75 për qind e rreth 700 mijë automjeteve në qarkullim janë me naftë, pjesa tjetër me benzinë dhe gaz.

Ndërkaq është lajmëruar se nga data 3 prill, e diela e parë e çdo muaji do të jetë "ditë pa makina" si fillim në qytetet kryesore të çdo qarku.