Foto: FB zyrtar ministrja

Foto: FB zyrtar ministrja

Ministrja e Financës dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj, zhvilloi një vizitë pune në Riad, të Arabisë Saudite, ku u takua me ministrin e Investimeve Khalid Al Falih, drejtorin ekzekutiv të Fondit të Investimeve Sultan Al-Marshad dhe kryetarin e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Ajlan bin Abdul Aziz Al Ajlan.

Përmes një deklarate zyrtare, ministrja Ibrahimaj bëri të ditur se u nënshkruan Protokolli i Komisionit të Përbashkët Ndërqeveritar për Bashkëpunimin Ekonomik mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Po ashtu, ministrja Ibrahimaj njoftoi se me autoritetet saudite u konfirmua vullneti dhe interesi i fortë për të çuar më tej marrëdhëniet dypalëshe në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

“Ftuam investitorët sauditë të investojnë në sektorë strategjikë, si energjia, hidrokarburet, infrastruktura, turizmi dhe bujqësia, ku Shqipëria ka potencial të lartë. Dakordësuam nisjen e procedurave për hartimin e një traktati dypalësh për mbrojtjen dhe inkurajimin e investimeve ndërmjet vendeve tona, si hapi i parë drejt krijimit të një këshilli të përbashkët në dobi të biznesit”, -njoftoi ministrja Ibrahimaj. (Irma)