Foto: Fb zyrtar manastirliu

Foto: Fb zyrtar manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, deklaroi se skema e re e aftësisë së kufizuar së shpejti do të shtrihet në të gjithë Shqipërinë.

Ministrja Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale, theksoi se pas Tiranës dhe Durrësit, skema e re e aftësisë së kufizuar, me një vlerësim të ri bio-psiko-social, po funksionon më së miri edhe në Elbasan.

Ajo bëri të ditur se skema e re është një mbështetje financiare, për më shumë shërbime afër vendbanimit dhe riintegrim për personat me aftësi ndryshe.