Foto: ATSH

Foto: ATSH

Perspektivat e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian ishte temë diskutimi në takimin e ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias me homologun e tij të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, në kuadër të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian në Bruksel.

Sipas gazetës “Kathimerini”, takimi u ndoq nga ministrat e Jashtëm të BE-së, shefi i politikës së Jashtme të bllokut Josep Borrell dhe Komisioneri Evropian i Fqinjësisë dhe Zgjerimit, Oliver Varhelyi.

“Në kuadër të Këshillit të Punëve të Jashtme të Bashkimit Evropian prita homologun e BE-së, Josep Borrell, komisionerin e BE-së Oliver Varhelyi dhe homologun nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani me fokus përqendrimin në rrugën e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE dhe perspektivën e Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian”, -shkroi Dendias në “Twitter”.

Borrell tha më 14 mars se Komisioni Evropian do të vazhdojë të bisedojë me Bullgarinë për të marrë miratimin e saj për pranimin e Maqedonisë së Veriut në bllok. Sipas tij, çështjet dypalëshe nuk mund të përcaktojnë më një proces pranimi.