Foto: fb zyrtar kryebashkiiaku Veliaj

Foto: fb zyrtar kryebashkiiaku Veliaj

Në Tiranë organizohet të martën “Dita pa makina”, në shenjë kujtese për të ulur ndotjen e ambientit dhe kursimin e karburanteve, çmimet e të cilëve janë rritur ndjeshëm.

Bashkia e Tiranës vendosi që sheshet kryesore t’i vërë në dispozicion të aktiviteteve të organizuara për fëmijët, të rinjtë dhe prindërit.

Për mbarëvajtjen e aktiviteteve, Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe Policinë Bashkiake, ka marrë të gjitha masat për kufizimin e qarkullimit të automjeteve në disa rrugë të qytetit, deri pas mesdite.

Më së shumti autoritetet po e shfrytëzojnë "Ditën pa makina" për t'u bërë thirrje qytetarëve që të kursejnë karburant.