Foto: RTSH

Foto: RTSH

Shqipëria po zhvillon bisedime me Greqinë, për të parë mundësinë e një linjë të re për transmetimin e energjisë elektrike mes dy vendeve dhe rajonit, bën të ditur “RTSH”.

Ndërlidhja e energjisë ka të bëjë me krijimin e një linje të re ajrore të transmetimit të tensionit të lartë (400 KW), e cila pritet të rrisë ndjeshëm kapacitetin e energjisë në kufirin mes dy vendeve.

Greqia ka lajmëruar se ka gati një plan zhvillimor dhjetëvjeçar të operatorit të pavarur të transmetimit të energjisë, që iu është bërë i njohur edhe autoriteteve shqiptare. Plani i ri flet për investime totale prej 4 miliardë euro gjatë viteve 2023-2032. Ai përfshin një ndërlidhje të re me Egjiptin, zbatimin më të mirë për ndërlidhjen e re me Italinë dhe ndërlidhje të re me Bullgarinë.

Greqia, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë ndër tregjet në rajonin e Ballkanit që karakterizohen nga importet e shumta të energjisë elektrike. Çdo përmirësim në rrjetin e transmisionit brenda aksit veri-jug të Ballkanit, që lidh këto vende, pritet të ketë përfitime të konsiderueshme, është thënë në këtë takim.