Foto: enrtv21tv

Foto: enrtv21tv

Kryeministri shqiptar Edi Rama pritet të marrë pjesë në një takim urgjent që NATO do të mbajë të mërkurën në Bruksel, lidhur me situatën e krijuar në Ukrainë pas sulmit të Rusisë.

Lajmin e bëri të ditur vetë kryeministri Rama, i cili kujtoi se për herë të parë NATO bën mbledhje urgjente jashtë radhe.

Kreu i ekzekutivit shqiptar shprehu besimin që përpjekjet ndërkombëtare do të çojnë drejt armëpushimit dhe bëri thirrje për kurajë e durim.