Foto: fb zyrtar Muzeu Kombetar

Foto: fb zyrtar Muzeu Kombetar

20 marsi është një ditë e shënuar për gjuhën shqipe. 468 vjet më parë, në vitin 1554, nisi të shkruhet libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut. Ai përfundoi më 5 janar 1555.

Muzeu Historik Kombëtar në Tiranë solli me rastin e këtij përvjetori një fragment nga kjo vepër në dialektin origjinal.

"Meshari” konsiderohet vepra letrare më e vjetër shqipe e botuar dhe e ruajtur deri sot.

Libri përbëhej nga 110 fletë, por kopja e librit që ka arritur është e cunguar dhe i mungojnë 16 faqet e para dhe ndër to edhe kopertina me faqen kryesore.

Buzuku ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë e veriut, jo aq larg nga vendi i botimit dhe një nga lëvruesit më të rëndësishëm të gjuhës shqipe. Me veprën e vet ai konsolidoi një traditë të rëndësishme të të shkruarit të gjuhës shqipe me alfabet latin.