Foto: gazetashqip

Foto: gazetashqip

Reparti elitë i Policisë së Shtetit RENEA mori pjesë në një garë ndërkombëtare të forcave speciale nga e gjithë bota që u zhvillua në Dubai dhe u radhit e dhjeta, njoftojnë mediat shqiptare.

Nga data 13-17 mars, forcat RENEA të policisë shqiptare testuan aftësitë e tyre taktike dhe të armëve në turneun “SWAT CHALLENGE”. Në të morën pjesë 41 skuadra speciale nga e gjithë bota.

Për pesë ditë forcat RENEA garuan edhe për qëndrueshmërinë fizike dhe fokusin mendor në situata të ndryshme.

Në ditën e parë të garës, forcat RENEA, u renditën të 10-t. Ato lanë pas forcat speciale franceze “RAID” që janë të njohura në Europë.

RENEA, Reparti i Eliminimit dhe Neutralizimit të Elementit të Armatosur, konsiderohen si elita e Policisë së Shtetit.