Presidenti i Republikës, Ilir Meta zhvilloi një takim me drejtorin e Institutit Ndërkombëtar për Studime të Lindjes së Mesme dhe Ballkanit (IFIMES), Zijad Bećirović.

Presidenti Meta, foto fb zyrtar presidenti Meta

Presidenti Meta, foto fb zyrtar presidenti Meta

Përmes një njoftimi zyrtar, presidenti Meta njoftoi se në takim u diskutua edhe për konfliktin në Ukrainë dhe ndikimin e tij në Ballkan, Evropë e në botë.

Kreu i shtetit deklaroi se çelja sa më parë e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut do të sillte kontribute konkrete dhe tepër pozitive për konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajon, si dhe për prosperitetin e qytetarëve.

“Theksova dhe se respektimi i aspiratave të popullit të Bosnjës dhe Hercegovinës për anëtarësimin në NATO dhe në BE është legjitime dhe i shërben maksimalisht paqes, stabilitetit dhe sigurisë jo vetem në rajonin tonë, por edhe më gjerë”, -bëri të ditur presidenti Meta. (Irma)