Kryetarja e Komisionit për Politikën e Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, si dhe zv.presidentja e Asamblesë Parlamentare NATO-s, Mimi Kodheli, priti në një takim përfaqësuesin e posaçëm të qeverisë federale Gjermane për Ballkanin Perendimor, Manuel Sarrazin, shoqëruar nga ambasadori gjerman në Tiranë, Peter Zingraf.

Kodheli, emisari gjerman, foto fb zyrtar Kodheli

Kodheli, emisari gjerman, foto fb zyrtar Kodheli

Përmes një njoftimi zyrtar, Kodheli deklaroi se në takim u nënvizua domosdoshmëria e hapjes sa më parë e negociatave për integrimin mes Shqipërisë dhe BE dhe mbi perspektivën euro-atlantike të vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Kodheli theksoi se në takim u shkëmbyen mendime edhe mbi çështje të situatës politike në Europë, me fokus te konflikti Ukrainë-Rusi. (Irma)