Bordi i Administrimit të Karburanteve bëri të ditur se çmimi i naftës dhe benzinës ka zbritur nga 217 dhe 228 në 211 lekë/litër.

Në mbledhjen e radhës, bordi vendosi që çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 211 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN 228 të jetë 211 lekë/litri, ndërsa i shitjet me shumicë 206 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 93 lekë/litri me pakicë për automjetet, duke mbetur i pandryshueshëm nga mbledhja e fundit e bordit, citon “Top Channel”.

Këto çmime do të jenë të vlefshme për 15-16 mars 2022, pas kësaj bordi do të rimblidhet për të njoftuar pasqyrimin e çmimeve të shitjes.

Çdo operator i shitjes me shumicë dhe pakicë i nënprodukteve të naftës që kryen shkelje do të marrë penalitetet e përcaktuara në aktin nortmativ.