Transformimi i qendrave shendetesore, pamje video fb zyrtar kryeministri

Transformimi i qendrave shendetesore, pamje video fb zyrtar kryeministri

Kryeministri Edi Rama deklaroi se transformimi i 300 qendrave shëndetësore në të gjithë Shqipërinë ka sjellë shërbime dinjitoze për rreth 1 milion qytetarë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Rama shpërndau një video ku tregoi transformimin e shumë qendrave shëndetësore në vend. Ai bëri të ditur se ndërhyrjet në këto objekte kanë prekur edhe periferitë më të largëta të vendit, ku deri dje nuk kishte asnjë lloj shërbimi.

Në vitet e fundit janë ndërmarrë nisma për të rikonstruktuar shumë qendra shëndetësore dhe spitale në Shqipëri, për të rinovuar subjektet dhe pajisur ato me aparatura moderne, si dhe për të ofruar një shërbim më të mirë ndaj pacientëve.(Irma)