Kompanitë e transportit urban në Tiranë po hasin probleme për shkak të rritjes së çmimit të naftës. Ditët e fundit ata kanë operuar me gjysmën e flotës së autobusëve, duke shkaktuar vonesa në stacione, gjë që ka ndikuar edhe në shërbimin ndaj qytetarëve.

Nisur nga situata e krijuar, operatorët paralajmëruan dyfishimin e çmimit të biletës së autobusit, nga 40 në 80 lekë. Ndërsa qytetarët thonë se kjo do të ishte e papërballueshme për ta, citon “A2”.

Shoqata e Transportit kërkoi disa ditë më parë heqjen e akcizës së naftës dhe mbështetje financiare.