qeset plastike atsh

qeset plastike atsh

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, votoi të mërkurën nen për nen projektligjin për menaxhimin e integruar të mbetjeve, të ndryshuar, që parashikon ndalimin e përdorimit, tregtimit dhe prodhimit të qeseve njëpërdorimshe.

Sipas këtij projektligji, nga 1 qershorit 2022 do të ndalohet prodhimi, përdorimi dhe importimi i qeseve plastike njëpërdorimshe.

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, u shpreh se periudha për hyrjen në funksion të këtij ligji është parashikuar jo vetëm për komunikimin dhe për fushatën e komunikimit të kësaj ndërhyrje ligjore dhe të efekteve që do të ketë, por gjithashtu edhe për të ndërtuar të gjitha marrëdhëniet institucionale, si edhe për të ndarë informacionin me prodhuesit që kur të hyjë ligji në zbatim të jenë të gjithë të përgatitur.

Çdo person që hedh në treg, prodhon apo importon e fut në territorin e Republikës së Shqipërisë qese plastike mbajtëse dënohet me gjobë nga 1 milion deri në 1.5 milionë lekë.