Vlera e valutave të huaja në Shqipëri u rrit dukshëm me një javë më parë.

Dollari shënoi një rritje të rëndësishme të vlerës. Ai është blerë të hënën me 112.8 lekë dhe është shitur me 115 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik gjithashtu ka shënuar një rritje të ndjeshme të kuotës mëngjesin e së hënës duke u blerë e 148.4 lekë dhe duke u shitur me 151 lekë.

Edhe monedha evropiane euro ka regjistruar rritje këtë të hënën teksa u ble me 123.4 lekë dhe u shit me 125 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Franga zvicerane ka rikuperuar ndjeshëm pikë. Ajo u ble të hënën me 121.8 lekë dhe u shit me 124 lekë referuar tregut të brendshëm valutor shqiptar.