Kuvendi, infoshqip

Kuvendi, infoshqip

Parlamenti shqiptar votoi të hënën në seancë plenare një rezolutë në mbështetje të Ukrainës.

Rezoluta mbështet sovranitetin dhe tërësinë territoriale të Ukrainës dhe mbrojtjen e parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe të sigurisë evropiane. Dokumenti dënon agresionin ushtarak rus në Ukrainë dhe shkeljen e rëndë nga ana e Federatës Ruse të sovranitetit dhe tërësisë territoriale të Ukrainës, si një akt që dhunon rendin ndërkombëtar.

Nga ana tjetër, rezoluta bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të përdorimit të forcës nga Federata Ruse në Ukrainë dhe për tërheqjen e forcave ushtarake ruse nga territori i Ukrainës, sipas kufijve të njohur ndërkombëtarisht.