instat, lapsial

instat, lapsial

Struktura e punësimit në Shqipëri paraqet dobësi në drejtim të orarit. Sipas INSTAT-it, një pjesë e madhe rreth 20 për qind punojnë më pak se 30 orë pune në javë dhe një pjesë tjetër mbi 16 për qind punuan mbi 49 orë në javë në vitin 2020.

Kodi i punës parashikon 40 orë në një jave ku punohet pesë ditë nga 8 orë për ata që punojnë me kohë të plotë.

Pjesa e të punësuarve që punojnë më pak se 30 orë në ditë punojnë kryesisht në sektorin e bujqësisë. Ky sektor i cili është i përqendruar në sezone, ofron punë në disa ditë ndërkohë një pjesë të vitit ata rrinë të papunë.

Punësimi me orë të reduktuara tregon se, gati një e katërta e punonjësve në Shqipëri janë të nënpunësuar e për rrjedhojë kanë të ardhura shumë poshtë mesatares kombëtare.

Analiza të mëtejshme nga institucione ndërkombëtarë tregojnë se, të nënpunësuarit janë më të prirur të emigrojnë se ata që ushtrojnë orë të plota.

Në Shqipëri, sipas INSTAT-it, koha më e gjatë e punës është në sektorin e prodhimit, me 45.8 orë; tregti, transport, hoteleri, shërbime të biznesit dhe administrative, me 44.8 orë. Në ndërtim, puna zgjat 42.7 orë gjatë një jave. Më pak në vend punojnë punonjësit e shtetit, me 39.8 orë.

Orët e gjata të punës nuk prodhojnë fitime më të larta për punonjësit. Të dhënat e krahasueshme rajonale që i takojnë vitit 2019 tregojnë se, Shqipëria ofron paga me diferencë gati 30% për të gjitha profesionet kryesore.