karburantet, abcnews

karburantet, abcnews

Çmimi i karburanteve në Shqipëri ka shënuar një tjetër rritje të shtunën, duke arritur nivele rekord të papara ndonjëherë në tregun shqiptar, shkruan “Monitor”.

Në pikat kryesore të tregtimit me pakicë, karburanti po tregtohet me 230 lekë për litër. Kjo është rritja e tretë brenda dy ditëve, kur karburantet tregtoheshin me mbi 192 lekë për litër.

Rritja e parë u reflektua kur nafta arriti 110 dollarë për fuçi në bursat ndërkombëtare dhe e dyta kur arriti 118 dollarë për fuçi.

Aktorët e tregut pohojnë se është krijuar një situatë e jashtëzakonshme edhe për shkak të krizës Ukrainë-Rusi. Sipas tyre tashmë në diskutim nuk është më çmimi, por sigurimi i produktit.

Nafta në bursat ndërkombëtare është rritur për shkak të situatës në Ukrainë, duke rritur në nivein më të lartë në gati 9 vjet. Në krahasim me nivelin e ulët prej rreth 148 lekësh, që arritën gjatë periudhës së pandemisë, nafta në vend është shtrenjtuar me 92 lekë për litër, ose rreth 55%.

Ndërsa në bursa, nafta tregtohet me 90 dollarë për fuçi, por rritja e taksave mbi këtë produkt që nga ajo kohë ka bërë që karburanti në tregun vendas të tregtohet më shtrenjtë.

Sipas qeverisë shqiptare, nuk mund të ndërhyjë, pasi janë kompanitë e karburanteve ato që vendosin çmimet në treg.