Kujtohet Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare - foto ATSH

Kujtohet Dita Ndërkombëtare e gjuhës amtare - foto ATSH

“Gjuha, shoqëria, e ardhmja” titullohej aktiviteti i zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, i cili kishte si qëllim diskutimin mbi gjuhën, diversitetin gjuhësor dhe kulturor.

Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Alda Bardhyli, në fjalën e saj tha se “sot është Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare e shpallur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara në vitin 1999. Në këtë datë, pothuajse të gjitha vendet anëtare të OKB, organizojnë tubime ndërgjegjësuese, në mbrojtje të diversitetit kulturor e të gjuhës amtare. Pikërisht ky takim ka bërë bashkë disa nga emrat më të rëndësishëm të filologjisë shqiptare, i cili në qendër kishte reflektimin mbi nevojën e mbrojtjes së gjuhës shqipe, mbi rëndësinë e gjuhës dhe diversitetin kulturor që ajo mbart. Në fjalën e tyre studiuesit vunë theksin në shumë problematika që has gjuha sot, por sidomos në disa problematika që prekin gjuhën shqipe në ditët e sotme duke e vënë theksin tek ndikimi i fjalëve të huaja, që duhet të jetë i kontrolluar dhe vetëm atëherë kur është thellësisht i nevojshëm.

Përgatiti: N.Kraja