Anisa Veseli (Foto nga google)

Anisa Veseli (Foto nga google)

Anisa Veseli së shpejti me ‘EP’, prezanton pjesë të shkurtra të këngëve të saj të reja. Viti 2022 duket se do të jetë i saj. Kjo për faktin se Anisa ka nisur punën për një ‘EP’ të ri, të cilin do ta publikojë së shpejti. Artistja, e ndjekur nga mijëra fansa në Instagram, tashmë ka publikuar dy pjesë të shkurtra të dy këngëve të saj më të reja.

Njërin fragment e solli në nëntor të vitit të kaluar, duke treguar se do ketë risi në 2022, ndërkohë një pjesë të këngës tjetër e ka lançuar së fundmi. Ajo ndodhej në studion e producentit Rzon, i cili tani qëndron prapa shumë hiteve shqiptare. “Së shpejti”, ka qenë përshkrimi që i ka vendosur videos, ku kuptohet se akoma nuk ka një datë lançimi. Reagimet dhe komentet kanë qenë të shumta dhe gjithashtu tejet pozitive. ‘EP’ duhet theksuar se mban gjithsej katër këngë dhe shpresohet se do të kenë suksesin e merituar. / Përgatiti Sava Lena