Foto: fb zyrtar ministrja manastirliu

Foto: fb zyrtar ministrja manastirliu

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ndërsa vizitoi Urgjencën e Pediatrisë në Tiranë, e cilësoi lajm të mirë faktin që ka pasur shumë pak raste të shtruar dhe ulje të numrit të rasteve, si pasojë e paraqitjes në ambulancat e lagjeve, por edhe e uljes së kurbës së infektimeve Covid.

Sipas mjekëve, në 24 orë në urgjencën pediatrike numri i pacientëve të vegjël të paraqitur ka rënë nën 200. Ministrja Manastirliu theksoi se me të drejtë prindërit e shqetësuar nga situata me Covid drejtohen nga urgjenca, duke shtuar dhe fluksin.

Manastirliu theksoi edhe faktin se ambientet e reja të Urgjencës se Pediatrisë kanë përmirësuar më shumë shërbimin ndaj pacientëve të vegjël. (Irma)